Mezoterapia konsiston në mikro-injektimin e substancave aktive (acid hialuronik, vitamina, aminoacide, peptide, PDRN, eksozome, PRP – qelizat tuaja te gjakut) në epidermë, apo në dermë.
Ajo përmirëson hidratimin e thellë, mikroqarkullimin dhe metabolizmin qelizor. Zona e syve përfiton ndriçim dhe reduktim të shenjave të lodhjes, ndërsa fytyra dhe qafa fitojnë elasticitet, tonus dhe freski natyrale.