Filler Dermal (Acid Hialuronik i Nderlidhur) & Trajtime Anti-Aging - Protokolle të Personalizuara
Në klinikën tonë, moshimi trajtohet si proces biologjik kompleks. Protokollet anti-aging përfshijnë kombinim terapish parandaluese dhe rigjeneruese, të përshtatura sipas moshës biologjike të lëkurës, stilit të jetesës dhe faktorëve gjenetikë. Objektivi është ngadalësimi i plakjes qelizore dhe ruajtja e vitalitetit të indeve.
Filler-at përdoren për rivendosjen e volumeve të humbura, konturimin e fytyrës, korrigjimin e asimetrive dhe përmirësimin e proporcioneve estetike. Acidi hialuronik, përveç efektit volumizues, ka edhe rol hidratues dhe biostimulues. Qasja moderne fokusohet në harmoninë e fytyrës, jo në mbushjen e tepruar.












