Trajtimi i Lekurave Akneike - Acne vulgaris
Trajtimi i lëkurave akneike kërkon qasje mjekësore, jo zgjidhje të përkohshme. Ai bazohet në diagnostikim të kujdesshëm, pastrim dhe trajtim profesional të kontrolluar të folikulit pilosebac, reduktim të inflamacionit të shkaktuar nga proliferimi bakteror dhe rivendosje të barrierës epidermale dhe pH fiziologjik.
Po aq thelbësor është identifikimi dhe trajtimi i faktorëve të brendshëm fiziologjikë dhe/ose patologjikë, që kontribuojnë në zhvillimin e Acne vulgaris. Sepse vetëm një qasje mjekësore dhe e personalizuar lejon kontroll efikas të simptomave klinike te AV dhe rikthim afatgjate të shëndetit të lëkurës.









