Skin’Or Medical Aesthetic
"Or" është më shumë se një mbiemër.
Ai lindi tetë vite më parë si vizion dhe simbol. Vizioni për të veçuar dhe lartësuar të bukurën dhe si një simbol i gjurmës së artë mbi lëkurë, gjurmë krijuar prej vitesh të gjata studimesh, trajnimesh dhe eksperience në fushën dermo-estetike dhe estetike mjekësore.
Skin’Or është një vend i ndërtuar me dashuri për profesionin dhe dijen, përkushtim ndaj kujdesit dhe dëshirën për të krijuar një eksperiencë ndryshe për kujdesin ndaj pacientëve dhe përçimin e dijes tek studentët tanë.
Në Skin’Or e bukura mirëmbahet, ndërtohet dhe krijohet në kufinjtë e natyralitetit, ku çdo prekje, çdo trajtim dhe çdo procedurë është një hap më pranë shëndetit dhe bukurisë së lëkurës suaj.
Disa nga Trajtimet dhe terapitë që ofron klinika jonë:
Pastrimi Profesional i Lëkurës
Pastrimi profesional i lëkurës është themeli i çdo trajtimi estetik të suksesshëm...
Trajtimi i Lekurave Akneike
Trajtimi i lëkurave akneike kërkon qasje mjekësore, jo zgjidhje të përkohshme.
Trajtimi i Shenjave Post-Akneike & Njollave
Hiperpigmentimet post-inflamatore, njollat pigmentare dhe cicatricet janë pasoja ...
Mezoterapia e Fytyrës, Syve & Qafës
Mezoterapia konsiston në mikro-injektimin e substancave aktive acid hialuronik...
10 Vjet
Dermo-Estetik & Mjekësi Estetike
700 + Pacientë
Dermo-Estetikë
Të punosh në universin e së bukurës është, pa dyshim, një kënaqësi.
Por mbi të gjitha, është një sfidë e përditshme – një angazhim i vazhdueshëm mes shkencës, estetikës dhe përgjegjësisë mjekësore.
Skin’Or Medical Aesthetic lindi pikërisht nga ky balancim delikat: nga dëshira për të trajtuar bukurinë jo si një standard artificial, por si një proces inteligjent, i personalizuar dhe i respektueshëm ndaj identitetit të çdo individi. Për ne, estetika nuk është transformim i tepruar, por harmonizim, jo trend kalimtar, por vizion afatgjatë.
Nën drejtimin e themelueses së saj, Dr. Iva Vaso, Skin’Or përfaqëson një filozofi ku mjekësia estetike ndërtohet mbi bazë shkencore, etikë profesionale dhe ndjeshmëri artistike.
Çdo trajtim konceptohet si një dialog mes mjekut dhe pacientit, ku dëgjimi, diagnostikimi i saktë dhe zgjedhja e ndërhyrjes së duhur janë po aq të rëndësishme sa teknologjia më e avancuar.
Të punosh në universin e së bukurës do të thotë të pranosh përgjegjësinë për të ndikuar në vetëbesimin, mirëqenien dhe imazhin e dikujt. Kjo është arsyeja pse Skin’Or Medical Aesthetic nuk ndjek thjesht rezultate të dukshme, por synon rezultate të qëndrueshme, elegante, autentike dhe afatgjata.
Sepse bukuria e vërtetë nuk imponohet. Ajo kuptohet, respektohet dhe kultivohet me dije.
Trajtimet dhe Terapitë
Ne mund t’iu ndihmojmë të kuptoni llojin e lëkurës suaj, problemet e saj, në mënyrë që të përcaktojmë terapinë më të mirë në arritjen e qëllimit tuaj estetik. Nëse keni probleme lëkurore që ju shqetësojnë, apo, kërkoni të kujdeseni në mënyrë profesionale për fytyrën dhe trupin tuaj, një konsultë në klinikën tonë është hapi juaj i parë drejt një lëkure të shëndetshme dhe të bukur.
- Diagnostikimin e llojit të aknes dhe trajtimin klinik të simptomave të saj.
- Pastrimin e thellë dhe profesional të lëkurës së fytyrës, kraharorit dhe shpatullave.
- Reduktimin deri në eleminim të cikatriceve dhe lezioneve të vjetra e të reja.
- Hiperpigmentimin dhe hipopigmentimin lëkuror.
- Hiperpigmentimin në zonën intime tek femrat.
- Peeling kimik sipërfaqësor, të mesëm e të thellë.
- Prandalimin, zvogëlimin dhe korigjimin e linjave të holla të shprehive dhe rrudhave.
- Biostimulimin dhe rigjenerimin dermal të fytyrës, qafës, kraharorit, duarve dhe trupit.
- Korigjimi i rrudhave dhe humbjes së volumit përmes injeksioneve me acid hialuronik të kryqëzuar – Fillers.
- Korigjimi i linjave të shprehisë përmes injeksioneve të toksinës botulinike – Botox.
- Trajtimin e rrathëve të zinj, edemave dhe linjave të shprehive në zonën periokulare.
- Reduktimin dhe eleminimin e poreve të zgjeruara.
- Këshillimin dhe trajtimin e:
- Keratozës pilare
- Keratozës aktinike
- Dermatitit atopik ose kserotik
- Dermatitit seborroik
- Lëkurave të ndjeshme dhe/ose alergjike
- Lëkurës me kuperozë
- Lëkurës me rosacea
- Lëkurave me Psoriazë
- Trajtime sipërfaqësore (facials) për të ruajtur shëndetin dhe bukurinë e lëkurës suaj.
- Këshillimin dhe krijimin e një rituali të përditshëm dhe të personalizuar të produkteve kozmetike apo kozmeceutike.
- Stimulimin e folikulit të flokut dhe alopecitë e ndryshme
- Trajtimet estetike të trupit në reduktim i masës dhjamore të lokalizuar ose të gjeneralizuar.
- Trajtimin dhe eleminimin e celulitit.
- Trajtimin e tonusin të humbur dhe lëkurës së varur.
- Trajtimin dhe reduktimin e strijave të kuqe e të bardha.
- Epilimi i përhershëm përmes terapive lazerike.
- Trajtimin profesional në shëndetin dhe mirëmbajtjen e këmbëve (edhe atyre diabetike) dhe duarve.
- Masazhe terapeutike, masazhe limfodrenazhuese dhe masazhe anticelulit.
Çfarë thonë pacientët tanë
“Skin’Or për mua është rutina ime e kujdesit inteligjent. Programet e mirëmbajtjes së lëkurës janë të strukturuara, të buta por shumë efektive. Lëkura ime është gjithmonë e hidratuar, e balancuar dhe me shkëlqim natyral. Ndihem e ndjekur në kohë, e këshilluar profesionalisht dhe e sigurt që po investoj në shëndetin afatgjatë të lëkurës sime.”
“Pas vitesh të tëra përballjeje me acne të rëndë dhe trajtime pa rezultat të qëndrueshëm, Skin’Or ishte pika e kthesës. Qasja mjekësore ishte e thelluar, e personalizuar dhe e bazuar në diagnostikim real të shkakut. Inflamacioni u ul ndjeshëm, lezionet u kontrolluan dhe lëkura ime filloi të rigjenerohet gradualisht. Sot kam jo vetëm një lëkurë më të pastër, por edhe më shumë siguri dhe qetësi emocionale.”
“Në Skin’Or përjetova një qasje krejt ndryshe ndaj estetikës mjekësore. Trajtimi i rinimit të fytyrës nuk synoi ndryshimin e tipareve, por rikthimin e freskisë, dritës dhe elasticitetit natyral të lëkurës sime. Çdo hap u shoqërua me shpjegime të qarta, profesionalizëm dhe delikatesë absolute. Rezultati është një fytyrë më e pushuar, më e shëndetshme dhe shumë natyrale. Ndihem versioni më i mirë i vetes.”
Stafi Ynë
Pse të zgjidhni Klinikën tonë?
Skin’Or Medical Aesthetic – Klinika e Lëkurës Suaj
Jo thjesht një zgjedhje estetike.
Një zgjedhje e menduar.
Estetikë mjekësore me vizion, jo procedura mekanike.
Në Skin’Or, çdo trajtim nis me diagnozë, analizë dhe strategji. Ne nuk “aplikojmë” protokolle standarde — ne ndërtojmë plane të personalizuara, të bazuara në shkencë, anatomi dhe estetikë inteligjente.
Përgjegjësi mjekësore dhe etikë mbi çdo trend.
Në një industri të mbushur me trende kalimtare, Skin’Or zgjedh sigurinë, protokollet ndërkombëtare dhe vendimmarrjen e matur. Sepse për ne, shëndeti dhe besimi i pacientit janë prioritet absolut.
Një klinikë që dëgjon, jo thjesht trajton.
Pacientët tanë nuk janë raste — janë histori, pritshmëri dhe nevoja reale. Ne investojmë kohë, komunikim dhe kujdes, sepse besojmë se rezultatet më të bukura lindin nga marrëdhënie profesionale të ndërtuara mbi transparencë dhe besim.
Bukuri e natyrshme si parim profesional.
Rezultatet tona nuk bien në sy si ndërhyrje, por si harmoni. Synimi ynë nuk është ndryshimi i identitetit, por përmirësimi i tij me elegancë, masë dhe respekt ndaj tipareve unike të çdo pacienti.






